Llapi importon pikë të madhe në përballje me liderin  

Futboll

Llapi importon pikë të madhe në përballje me liderin  

Nga: K. Goca Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 13:56
Pamje nga ndeshja Drita - Llapi

Derbi mes Dritës nga Gjilani dhe Llapit nga Podujeva, përfundoi pa fitues (1:1). 

Llapi importon një pikë të madhe nga Gjilani, ndërsa Drita me gjithë orvatjet nuk arriti më shumë se një barazim,

Në minutën e 50-të Llapi kalon në epërsi. Futbollisti këmbëshpejt Valmir Veliu shënoi në portën e Dritës, 0:1.

Në minutën e 73-të, Krasniqi u faullua dhe gjyqtari Dardan Çaka pasi akordoi penallti, shikoi edhe sistemin e VAR-it për të vërtetuar vendimin e tij. 

Ardian Cuculli shënoi nga penalltia në minutën e 77-të, por në anën tjetër portieri Çoriç i pafat.
Drita kryeson me 38 pikë dhe Llapi është në pozitën e katërt me 33 sosh pas 20 jave në elitën e futbollit të Kosovës. 
Tahri Batatina, kryetrajner i Llapit, arriti qëllimin që të kthehen me një pikë që peshon shumë në luftë për titullin e kampionit.

Në javën e ardhshme (në mes javë) Llapi takohet me Feronikelin e Drita është mysafire e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat