Shkëndija shënon fitore të thellë në Veles

Futboll

Shkëndija shënon fitore të thellë në Veles

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:55
Shkëndija shënon fitore të thellë në Veles

Shkëndija nga Tetova edhe pse nuk shkëlqeu, megjithatë arriti të fitojë bindshëm (3:0) në mes të Velesit ndaj Borecit. 

Futbollisti Kire Markoski shënoi për 0:1 në minutën e 44-të, ky ishte goli i tij debutues në fanellën e Shkendijës. Markoski pati edhe një rast në pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Guri goditi shtyllën e Velesit dhe në minutën e 60-të Timovski shënoi një gol të bukur për të rritur epërsinë e skuadrës së tij, 0:2.

Dita shënoi gol për 0:3 në minutën e 78-të.

Në përgjithësi, një lojë e mirë e Shkëndijës.

Tetovarët renditen në vend të dytë me 40 pikë pas 20 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, pesë me pak se lideri Shkupi dhe Borci është i 11-ti me 13 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat