Kjo është arsyeja që Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit

Futboll

Kjo është arsyeja që Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:27
Kjo është arsyeja që Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit

Arsenali ka marr fitore të madhe ndaj Brentfordin në Emirates Stadium me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës Premier.

Zhvillohej minuta e 84-të e ndeshjes, kur kapiteni i Arsenalit, Alexandre Lacezette foli nga loja.

Ai ia dorëzoi shiritin e kapitenit Eddie Nketiah që u fut në ndeshje, ndërsa i riu shkoi drejt Xhakës për t’ia dorëzuar.

Por ky i fundit e refuzoi dhe shiriti i kapitenit, e pastaj ai përfundoi në krahun e Kieran Tierneyt.

Pas ndeshjes për këtë episod ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili  ka treguar arsyen pse Xhaka e ka refuzuar shiritin e kapitenit.

“Sepse ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse. Ndoshta Eddie nuk e mori siç duhet udhëzimin dhe Graniti i tha se duhej t’ia jepte Kieranit. Kjo është e tëra”, ka thënë Arteta për Sky Sports.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat