Besim Pantina, një emër që nuk harrohet, kur me het-trik-un e tij demoloi Cërvena Zvezdën 

Futboll

Besim Pantina, një emër që nuk harrohet, kur me het-trik-un e tij demoloi Cërvena Zvezdën 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:36
Besim Pantina

Emrat që nuk harrohen e që lanë gjurmë në vitet e 70-ta e të 80-ta, ndër ta është edhe Besim Pantina, një sulmues që nuk e kishte shoqin në vitet e 80-ta.

Ai ka luajtur me sukses të madh për Kosovën e Vushtrrisë, nga e cila ekip dolën shumë emra të spikatur, që nga Sabit Dallku, Ramadan Cimili, Ramadan Mehana, Besim Pantina, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Besnik Kollari, Milot Rashica etj.  

Image

Besim Pantina me djalin e tij, Kujtimin, futbollist

Në vitet e 80-ta, Besim Pantina shfryhet si sulmues kundër Cërvena Zvezdës së Gjilanit, duke shënuar het-trik në ndeshjen e Ligës së parë siç quhej atëkohë krahinore e Kosovës. 

Pantina shënoi het-trik në minutën e 5-të, 72-të e 76-të, po ashtu het-trik realizoi edhe Lefter Prishtina (i ndjerë) në minutën e 8-të, 16-të e 67-të.

Image

Besim Pantina

Pantina ka qenë lojtar i ndeshjes. Edhe sot kujtohet ky futbollist i hatashëm i asaj kohe, për të cilin flitet me krenari. 

Kosova – Cërvena Zvezda 6:2
Kosova: Nika 6, Kelmendi 6, Halili  6, Kera 7, Muli 6, Osmani 6 (Pavlloviqi 6), Prishtina 8, Pantina 8, Venhari 6 (Mulaku 6), Jashari 6 dhe Gjakolli 6.
C. Zvezda: Maksuti 5, Hajrullahu 6, Jovanoviqi 5, Ahmeti 6, Trajkoviqi 6 (Sylejmani); Avdiu 6, Zharkoviq 6 (Abazi 5), Beqiri 6, Hyseni 7, Bunjaku 6 dhe Shkodra 6. (Formacionet janë marrë nga sporti i Rilindjes).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat