Vazquez dëshiron largimin nga Madridi

Futboll

Vazquez dëshiron largimin nga Madridi

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:51
Lucas Vazquez

Mbrojtësi Lucas Vazquez është duke shikuar mundësinë që të largohet nga Real Madrid.

Pavarësisht që zhvillon minuta shpesh herë si mbrojtës i krahut të djathtë, spanjolli kërkon të luajë më shumë, andaj është duke shikuar mundësinë e largimit.

“El Nacional” raporton se 30-vjeçari nuk është i lumtur me minutazhën nën urdhrat e Carlo Ancelottit, andaj në verën e ardhshme do jetë i hapur për oferta, edhe pse rinovoi sezonin e kaluar.

Real Madrid gjithashtu do pranojë shitjen e Vazquez në rast që ndonjë klub i madh ofron aq sa duhet.

Ndërkohë, me shitjen e Vazquez, “Los Blancos” do fokusoheshin në afrimin e një mbrojtësi të krahut të djathtë, që do e rivalizonte Carvajalin për pozitën e titullarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat