Strakosha e Hysaj me Lazion importojnë një pikë

Futboll

Strakosha e Hysaj me Lazion importojnë një pikë

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 22:43
Udinese

Lazio ka marrë një pikë në Udine, duke barazuar me rezultat 1:1 me Udinesen, në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A. 

Udinese u tregua kockë e fortë për skuadrën nga Roma.

Në minutën e 5-të, Deulofeu shënon për Udinesen. 

Lazio pas shumë përpjekjeve barazojnë rezultatin në fund të pjesës së parë me golin e  Andersonit. 

Portieri shqiptar Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj luajtën standardë për Lazion, e cila zë vendin e gjashtë me 43 pikë e Udinese është në të 16-tin me 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat