Aubameyang vendos rekord të pabesueshëm

Futboll

Aubameyang vendos rekord të pabesueshëm

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 23:21
Pierre-Emerick Aubameyang

Karriera e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang te Barcelona sapo ka nisur, ku shënoi het-trik në fitoren ndaj Valencias.

Pasi iu bashkua katalunasve si agjent i lirë, Aubameyang dështoi të shënoi në tre paraqitjet e para për Barcelonën.

Por, 32-vjeçari shënoi dy herë në pjesën e parë kundër Valencias dhe pastaj kompletoi het-trikun duke devijuar golin e Pedrit në pjesën e dytë.

Me këtë het-trik, Aubameyang është bërë lojtari i parë në shekullin e 21-të që shënon het-trik në Ligue 1, Bundesliga, Premierligë dhe La Liga.

Aubameyang gjithashtu është bërë lojtari i parë që shënon dy het-trik në “Mestalla”, pasi shënoi edhe një herë tre gola sa përfaqësonte Arsenalin në Ligën e Evropës në vitin 2019.

Ndërkohë, Barcelona vazhdon të garojë për top katër, derisa këtë të enjte, i pret ndeshja kthyese ndaj Napolit në Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat