Ja çka synon Xherdan Shaqiri në Chicago Fire

Futboll

Ja çka synon Xherdan Shaqiri në Chicago Fire

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 00:02
Xherdan Shaqiri

Chicago ka thënë se shqiptari që luan për Zvicrën, është transferi më i shtrenjtë në histori të kësaj skuadre por që ata nuk e kanë specifikuar shumën e dhënë për të 

Shqiptari që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri ka thënë se ai synon që ta “rikthen lavdinë” në Chicago Fire, pasi që ai u transferua në klubin e Major League Soccer.

30 vjeçari arriti në Chicago të enjten e javës së kaluar, pasi nënshkroi kontratë tri vjeçare për klubin. 

Chicago ka thënë se ai është transferi më i shtrenjtë në histori të klubit të tyre por që nuk e ka specifikuar shumën. 

Shaqiri ishte titullar vetëm në 11 paraqitje në Lyon këtë sezon, ku shënoi dy gola kundër Troyes më 22 shtator dhe Marseille më 1 shkurt. Ai po ashtu është paraqitur në pesë ndeshje të Europa Ligës. 

Shaqiri ka luajtur për Baselin (2009-12), Bayern Munichun (2012-15), Inter Milan (2014-15), Stoke (2015-18) dhe Liverpool (2018-21) para se të nënshkruante me Lyon gushtin e kaluar një kontratë që zgjaste deri më 2024. 

Ai ka shënuar 26 gola në 100 paraqitje për Kombëtare. Vlen të veçohen tri golat kundër Hondurasit më 2014 në Botëror dhe një kundër Serbisë më 2018. Shaqiri po ashtu ishte ftuar në skuadër të Zvicrës edhe për Botërorin e vitit 2010 dhe është paraqitur edhe në dy kampionatet e fundit në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat