Drejt ndarjes pas 17 vitesh martesë

Futboll

Drejt ndarjes pas 17 vitesh martesë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:33
Drejt ndarjes pas 17 vitesh martesë

Në orët e fundit në Itali nuk flitetpër gjë tjetër, veçse për krizën mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti. Çifti, sipas thashethemeve, duket se është  afër ndarjes pas 20 vitesh dashuri dhe gati 17 vitesh martesë.

Ka shumë thashetheme për arsyet e ndarjes, por ndërkohë Ilary Blasi ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet e saj sociale një rrëfim, i cili ndoshta lë njëfarë interpretimi për aludimet e krizës, që nuk janë mohuar deri më tani nga çifti.

Në video shohim Ilary në tren, duke hequr maskën dhe nxjerrë gjuhën kamerës së telefonit.

Një mesazh për t’iu përgjigjur thashethemeve për krizën e saj me Tottin? Askush nuk e di, por shumë fansa presin një deklaratë nga të dy për të sqaruar situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat