Sa përfiton Brozoviç me kontratën e re?

Futboll

Sa përfiton Brozoviç me kontratën e re?

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:01
Marcelo Brozoviç

Marcelo Brozoviç do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Interin. Kroati ka rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe ka mbetur të vijë vetëm firma e zyrtarizimi.

Bisedimet nuk kanë qenë të lehta, nisur nga rëndësia që Brozoviç ka te ky Inter.

Në këto kushte zikaltrit ia kanë plotësuar kërkesat financiare, që zbulohen nga ‘Gazzetta dello Sport’.

Mesfushori kroat ka rënë dakord të firmosë deri më 30 qershor 2026.

Brozoviç do jetë një nga më të paguarit tek Interi, pasi do të përfitojë 6 milion euro në sezon dhe 1 milion të tjera mund t’i marrë përmes bonuseve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat