Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:46
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu  – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 20-të të BKT Superligës, xhiros së 15-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B. edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Vendime: Lojtari i KF ”R. Sadiku ”me nr fanelle 1, Egzon Bislimi,  dhe nr ID 001746M96. Në minutën e 20 të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar, duke i mohuar mundësin për gol ekipit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Rahoveci”me nr fanelle 19, Caner Gezimi dhe nr ID .001620M94. Në minutën e 59 të ndeshjes, ofendon  gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phonix-Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e procedurës disiplinore:

FC ”Prishtina ”.  Lëshim në organizimin e ndeshjes: Me të filluar pjesa e dytë të ndeshjes, tifozët e FC”Prishtina” kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Prishtina- Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga përfaqësusesi për siguri i FC “Prishtina”, datë 24.02.2022 ora 13:00.

KF ”Trepça” . Lëshim në organizimin e ndeshjes , në  minutën e 72 të ndeshjes, një person i pa autorizuar zbret nga tribunat dhe hynë në fushën e lojës duke ofenduar  gjyqtarin kryesor të ndeshjes.  Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça-Trepça’89. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga përfaqësusesi për siguri i KF “Trepça ”, datë 24.02.2022 ora 13:00.

Drejtori sportiv i KF ”Vitia ”, Miftar Miftari, ID nr.002762M96.  Në minuten e 75 të ndeshjes, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.  Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vitia-2 Korriku. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga drejtori sportiv i KF “ Vitia “ , Miftar Miftari  , datë 24.02.2022 ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat