Vazhdimësia e Ancelottit në Real Madrid nuk duket e garantuar

Futboll

Vazhdimësia e Ancelottit në Real Madrid nuk duket e garantuar

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:28
Vazhdimësia e Ancelottit në Real Madrid nuk duket e garantuar

Vazhdimësia e Carlo Ancelottit në Real Madrid nuk duket e garantuar. Edhe pse kontrata e italianit është deri në qershor të vitit 2024, tashmë ka nga ata që besojnë se bordi i bardhë po mendon të heqë dorë nga shërbimet e tij në fund të këtij sezoni.

Konkretisht, është Daily Mail ajo që thekson se klubi madrilen nuk është i kënaqur me punën e trajnerit dhe se një lamtumirë e hershme në Ligën e Kampionëve gjithmonë vendimtare.

Madje, gazeta guxon të vendosë në tavolinë edhe emrin e pasuesit të tij. Sipas tabloidit, Mauricio Pochettino mund të marrë drejtimin e Los Blanocos.

Nuk është hera e parë që ish-lojtari i Espanyol, Southampton dhe Tottenham shfaqet në radarin e merengues. Në fakt, gjatë rrugëtimit të Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit, emri i tij tashmë është përmendur në shumë raste si një pasardhës i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat