Klopp: Humbja e City-t? Duhet t’i fitojmë të gjitha

Futboll

Klopp: Humbja e City-t? Duhet t’i fitojmë të gjitha

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 19:31
Klopp: Humbja e City-t? Duhet t’i fitojmë të gjitha

Jurgen Klopp beson se skuadra e tij duhet të fitojë çdo ndeshje të mbetur në Premier League për të pasur ndonjë shpresë për të kapur Manchester City-n në garën për titull. Liverpoolit, i cili ka një ndeshje më pak City, atë të kësaj jave kundër Leeds, iu ndezën shpresat për trofenë më të rëndësishëm në Ishull pas humbjes 2-3 të skuadrës së Guardiolës ndaj Tottenhamit të Contes.

“Kemi shumë ndeshje për të luajtur. Nëse do t’i fitonim të gjitha, atëherë do të ishim në garë për titullin”, – tha tekniku gjerman i “The Reds”.

“Unë e kuptoj që njerëzit emocionohen, kjo është gjë mirë. City nuk është plotësisht i paarritshëm, por është një situatë e ndërlikuar. Nuk mendova asnjë sekondë për garën e titullit.”

Klopp zbuloi se nuk e kishte ndjekur drejtpërdrejt sfidën e humbur nga rivalët e City-t.

“Isha rrugës për në shtëpi kur ishte 2-1 për Tottenhamin,. Kur mbërrita nuk e ndoqa më, pasi isha i sigurt se do të barazonin, gjithsesi. Pastaj shoferi ishte shumë i emocionuar dhe më tha se ishte 2-2 dhe më pas 3-2. Kur ai tha 3-2, mendova se City kishte fituar, kështu që unë thashë “OK”, por ai tha “jo, Tottenhami fitoi 3-2”. Unë thashë “Oh”, ky ishte reagimi im".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat