Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

Futboll

Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 09:41
Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 21.

Me fillim nga ora 13:00 do të fillojnë tri ndeshjet e programit të sotëm, ku ajo më interesante do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Dritës.

Krahas kësaj përballje do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera mes Ballkanit e Ulpianës dhe skuadrës në formë Llapit e Feronikelit.

Momentalisht, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Ballkani me 39 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë Gjilani, kurse Top 4 e mbyllin Drita me 38 pikë dhe Llapi me 33 sosh.

Në anën tjetër, fundin e tabelës e ndajnë Ulpiana në pozitën e tetë me 19 pikë, Dukagjini në vendin e nëntë me 18 pikë dhe Feronikeli renditet i fundit në tabelë me gjithsej 11 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Ballkani – Ulpiana

13:00 Llapi – Feronikeli

13:00 Malisheva – Drita

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat