Silva: Jam duke jetuar ëndrrën time te Chelsea

Futboll

Silva: Jam duke jetuar ëndrrën time te Chelsea

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:01
Thiago Silva

Mbrojtësi brazilian Thiago Silva si duket është tejet i kënaqur me aventurën e tij te kampioni evropian dhe botërorë Chelsea.

Silva u paraqit në fitoren e mbrëmshme 2:0 të Chelseat kundër Lille në Ligën e Kampionëve, duke treguar një paraqitje tejet solide në qendër të mbrojtjes.

Pas kësaj paraqitje, Silva u shpreh tejet i kënaqur me jetën e tij në “Stamford Bridge”, ku tregoi se është duke e jetuar ëndrrën e tij me skuadrën e Chelseat.

“Unë ndjehem sikur jam duke e jetuar ëndrrën time këtu te Chelsea. Nuk isha duke pritur diçka të tillë. Tifozët janë gjithmonë duke brohoritur emrin tim, është magjike. Është një ëndërr. Jam tejet krenarë që luaj për Chelsean dhe tifozët e tyre”, tha Thiago Silva.

Po ashtu, këtë sezon Silva ka qenë ndër lojtarët kyç të skuadrës së Thomas Tuchel, ku ka arritur të bëjë 30 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, duke regjistruar tre gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat