Derbi i kryeqytetit në “Elbasan Arena”

Futboll

Derbi i kryeqytetit në “Elbasan Arena”

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:41
Derbi i kryeqytetit në “Elbasan Arena”

Derbi i kryeqytetit, jashtë Tiranës. Dinamo-Partizani, sfidë e vlefshme për javës se 22-të të Abissnet Superiores, do të zhvillohet të premten, në orën 19:45, në “Elbasan Arena.

“Nëndetësja blu”, si skuadër pritëse, ka publikuar çmimet e biletave, të cilat të interesuarit mund të blejnë çdo ditë, nga ora :00 deri në 19:00 në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në Elbasan, ditën e ndeshjes.

Kujtojmë që Dinamo shkon në derbi pas një ecurie negative prej tri humbjesh radhazi, që e kanë zbritur në zonën e rënies.

Ndërsa të kuqtë vazhdojnë të besojnë në zonën evropiane, edhe pse duhet të rikuperojnë një distancë prej 8 pikësh me Kukësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat