Endrick është një fenomen i parakohshëm

Futboll

Endrick është një fenomen i parakohshëm

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 12:42
Endrick është një fenomen i parakohshëm

Endrick është një fenomen i parakohshëm në të gjitha aspektet e jetës së tij futbollistike. Në moshën 15-vjeçare, ai magjepsi botën në edicionin e fundit të “Copa Sao Paulo de Juniores”, i quajtur ndryshe “Copinha”, një turne ku zbulohen talentët e futbollit brazilian. U zgjodh nga publiku si futbollisti më i mirë i kompeticion dhe shënoi golin më të bukur me roveshatë. “Xhevahirin” e Palmerirasit e kërkojnë klubet më të mëdha në Evropë, si Barcelona, Real Madrid, PSG… lista mund të jetë e gjatë.

Tani fenomeni i ri brazilian ka thyer një rekord të ri në vendin e tij: ai është bërë futbollisti më i ri që ka nënshkruar një marrëveshje të madhe sponsorizimi, përtej markave të pajisjeve sportive, që veshin zakonisht lojtarët.

Në një event të organizuar në Sao Paulo, që ngjalli interes të madh mediatik, Endrick u shpall “Ambasadori i ri i “OdontoCompany”, zinxhiri më i madh i klinikave stomatologjike në botë, me më shumë se 2000 njësi në të gjithë Brazilin. Marrëveshja tregtare, e cila zgjat tre vjet, u negociua nga “Wolf Sports”, agjencia kryesore e marketingut sportiv në gjigantin e Amerikës së Jugut, me më shumë se dy mijë kontrata të mbyllura në 7 vitet e fundit.

Endrick bëhet pjesë e një grupi të zgjedhur të ambasadorëve për markën dentare, duke përfshirë një tjetër atlete braziliane, e cila gjithashtu shquhet për karizmën e saj. Bëhet fjalë për patinatoren Rayssa Leal, e njohur me pseudonimin “Fadinha”, e cila, në gusht, në Tokio, në moshën 13-vjeçare, fitoi një medalje argjendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat