Në Greqi “u çmendën” kur UEFA i besoi Shqipërisë...

Futboll

Në Greqi “u çmendën” kur UEFA i besoi Shqipërisë...

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 13:26
Në Greqi “u çmendën” kur UEFA i besoi Shqipërisë...

Në një shtet që asgjë nuk funksionon si duhet, futbolli nuk mund të ngrihet në piedestalin më të lartë.

Nga të gjithë shembujt në botë, vendet që sundojnë në nivelet më të larta janë ato më të pasurat ekonomikisht. Por në këtë zinxhir të lidhur, e vërteta është se futbolli në Shqipëri është ngritur mbi çdo gjë tjetër. Madje edhe në rastin kur UEFA vendosi që finalja e Conference League të zhvillohej në Air Albania, në Greqi nuk e përtypin dot vendimin sesi një vend i dorës së dytë si ne arrinte të merrte një besim të tillë.

Asokohe, zëvendës ministri i Kulturës dhe Sportit, Lefteris Avgenakis do të shprehej publikisht. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale do të sulmonte haptazi Federatën e Futbollit të Greqisë: “Sa krenar duhet të ndihen sonte disa nga Komiteti Ekzekutiv në Federatën Greke të Futbollit? Kanë tërhequr me justifikime qesharake kandidaturën e Pankritio Stadium, i cili ishte favoriti i padiskutueshëm për ta fituar, duke ia dhuruar Shqipërisë finalen e “Conference League”.

Po për çfarë bëhej fjalë saktësisht? Federata e Futbollit në Greqi kishte përzgjedhur si kandidaturë për të marrë finalen e parë të “Conference League” pikërisht stadiumin që ndodhet në Kretë, “Pankritio Stadium”. Dosja u paraqit në UEFA, por më pas brenda Federatës Greke të Futbollit vendosën që të ndryshonin zgjedhjen duke kërkuar që të konkurronin me stadiumin e ri të AEK, “Agia Sofia”, që ishte i papërfunduar. Në UEFA nuk e kanë pranuar një gjë të tillë për shkak të dosjes së mëparshme dhe Federata Greke e Futbollit kishte dy mundësi:

“Të mbante zgjedhjen e parë ose të hiqte dorë tërësisht”. Duke zgjedhur rrugën e dytë ka sjellë edhe këto polemika të mëdha sapo është kuptuar se finalja do të zhvillohet në Tiranë.

Por për të përmbushur dëshirën e Lefteris Avgenakis kanë menduar politikanët në Shqipëri dhe konkretisht, Erion Veliaj. Nëpërmjet luft.ës së tij për të kapur ishullin e fundit dhe futjes së hundëve në punë që politika nuk i takon aspak, në futboll, UEFA po mendon seriozisht heqjen e finales nga Air Albania. Si mundësi kryesore kanë dalë Athina dhe Shkupi për të mirëpritur këtë kompeticion.

Në fund, i fituari i vetëm nga beteja e Veliajt do të dali Lefteris Avgenakis dhe e gjithë Greqia, Shqipëria do të humbas sërish nga egozimi i një personi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat