Finale e parakohshme në stadiumin “Maradona”

Futboll

Finale e parakohshme në stadiumin “Maradona”

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:19
Finale e parakohshme në stadiumin “Maradona”

Luhen 90 minutat e dyta të fazës së 1/16-ave të Euopa League-s, Barcelona e Napoli sërish në fushë për të siguruar biletën për në raundin pasardhës.

Këtë herë, skena e betejës zhvendosët në stadiumin “Maradona”, në “koloseumin” ku “El Pibe de Oro”, figura përbashkuese e të dyja skuadrave, fitoi turmën. Takimi, që konsiderohet një finale e parakohshme, do të nisë në orën 21:00. Në përballjen e një jave më parë, në Camp Nou”, nuk pati fitues.

Një barazim 1-1 që ta të hapur gjithçka, aq më tepër që goli në fushën kundërshtare nuk ka më peshë. Për të avancuar më tej duhet patjetër fitorja, llogaritë me numrin e golave të shënuar nuk vlejnë më, shkruan Supersporti.

Por në orën 21:00 në ekranin e SuperSportit do të transmetohet sfida Rangers – Dortmund. Verdhezinjtë janë me një “Mission Impossible”, pas asaj disfate të thellë 2-4 në “Signal Iduna Park”. Një mision i pamundur edhe për faktin që do të mungojë Erling Haaland, pika referuese e skuadrës në fazën sulmuesit.

Në të njëjtin orar do të transmetohet edhe Braga – Sheriff Tiraspol, një sfidë e hapur dhe pa favoritë, pasi në takimin e parë skuadra moldave triumfoi 1-0, por portugezët do të bëjnë gjithçka për të marrë kualifikimin.

Më herët, pikërisht në orën 18:45, është momenti i Lazios së Strakoshës dhe Hysajt për të tentuar kualifikimin ndaj një skuadër me emër si Porto. Humbja 2-1 në sfidën e parë e ka rritur shkallën e vështirësisë, por përballë publikut bardhekaltër gjithçka është e mundur.

Në të njëjtën orë, nga Europa League do të transmetohet Dinamo Zagreb – Sevilla, ndërsa nga kompeticioni më i ri, Conference League, vjen për abonentët e SuperSportit Renders – Leicester.

Paketa e transmetimeve live në SuperSport bëhet më e plotë me takimin e Premier League-s, Arsenal – Wolves, duke nisur nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat