Klopp: Të dielën kemi finalen e Carabao Cup përballë Chelseas

Futboll

Klopp: Të dielën kemi finalen e Carabao Cup përballë Chelseas

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Klopp: Të dielën kemi finalen e Carabao Cup përballë Chelseas

Liverpool fitoi 6-0 kundër Leeds United mbrëmjen e kaluar. Ekipi i Jurgen Klopp zbaviti tifozët në “Anfield” dhe tani është vetëm tre pikë larg Manchester City kryesues.

Momo Salah dhe Sadio Mane realizuan nga dy gola, teksa Liverpool ka vendosur një rekord fantastik, pasi ka tre golashënuesit më të mirë në Premier League (Salah, Diogo Jota, Mane) dhe tre lojtarët më numrin më të madh të asisteve (Alexander-Arnold, Salah, Robertson).

“Gjithçka shkoi mirë, por nuk ishte aspak e thjeshtë pasi Leeds është një kundërshtar i fortë. Ishim shumë të përqendruar, shijuam një natë të mrekullueshme.

Salah? Disa do të thonë që nuk llogariten golat me penallti, por në pikën e bardhë duhet të shfaqen lojtarët e duhur për të shënuar, dhe ne kemi Momon. Më bëhet qejfi edhe për Mane.

Ishte një nga ndeshjet e tij më të mira, sidomos prej faktit se si e interpretoi rolin e tij, ishte i jashtëzakonshëm. Jemi në formë të shkëlqyer, shijuam një mbrëmje të madhe në ‘Anfield’.

Është normale që njerëzit të jenë entuziastë, por të dielën kemi finalen e Carabao Cup përballë Chelsea dhe duhet të jemi gati për atë ndeshje”, deklaroi trajneri gjerman i “The Reds”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat