Shpërthen bomba në autobus, plagoset portieri

Futboll

Shpërthen bomba në autobus, plagoset portieri

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:25
Shpërthen bomba në autobus, plagoset portieri

Shpërthim në autobusin e skuadrës braziliane Bahias, ndërsa i drejtohej stadiumit “Fonte Nuova”, përr ndeshjen me Sampaio Correa, e vlefshme për Copa do Nordeste.

Lënda plasëse shkaktoi disa të plagosur, por më i dëmtuari ishte portieri Danilo Fernandes, i cili është transportuar menjëherë në spital për trajtim të specializuar, pasi shpërthimi i ka shkaktuar plagë në fytyrë, madje duke i rrezikuar seriozisht njërin sy.

Portieri brazilian është në gjendje të stabilizuar, por e kaloi natën në spital.

Përveçse në fytyrë, ka plagë të shumta edhe në qafë dhe gjymtyrë.

Pavarësisht episodit shumë të rëndë, Bahia sërish vendosi të zbriste në fushë, duke e mbyllur me fitoren 2-0 një mbrëmje që nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, falë golave të Simoes dhe Rodallegas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat