Shillova: Detyra e çdo sulmuesi është të shënoj

Futboll

Shillova: Detyra e çdo sulmuesi është të shënoj

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 17:55
Shillova: Detyra e çdo sulmuesi është të shënoj

Ndeshja Llapi – Malisheva zhvillohet nesër nga ora 13:00 në stadiumi "Zahir Pajaziti" në Podujevë. Është ndeshje e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës. Futbollisti i Llapit, Alban Shillova, është  në fitore.

“Është ndeshje e radhës. Ne jemi përkushtuar maksimalisht gjatë tërë javës. Trajneri me shtabin e tij teknik e ka përgatitur ekipin për ndeshje ashtu siç ka menduar ai me stafin e tij. Besoj që do t'ia dalim edhe këtë ndeshje pasi kemi një formë shumë të mirë.

Trajneri na ka treguar pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Besoj shumë që do të dalim triumfues nga kjo ndeshje duke parë vazhdimësinë e Llapit në këtë kampionat.

Ne jemi brenda objektivave tona të qarta dhe për çdo ndeshje kemi synime të njëjta duke mos i shikuar kundërshtarët, ne luajmë çdo herë për fitore. Është reale që Feronikeli ka dallim në cilësi për shkak të problemeve mirëpo kjo nuk e demotivion asnjë futbollist të Llapit duke i ditur objektivat tona të cilat i kemi. Ne na intereson vetëm tre pikët dhe të vazhdojmë në rrugën drejt titullit.

Çdo fillim i ri është më problematik dhe këtë e kemi pasur me Llapin në fillim ku kemi pasur ngecje e gjithë skuadra por trajneri na ka besuar të gjithëve dhe kemi dalur nga ajo gjendje.

Faza përgatitore në Antali ka qenë pjesa ku jemi ndeshur me skuadra shumë cilësore dhe mendoj që aty jemi komponuar më shumë si skuadër, jemi lidhur si bashkëlojtarë dhe e kemi kuptuar filozofinë të cilën e dëshiron trajneri. Formën e mirë që e kemi kapur atje besoj ta vazhdojmë deri në fund të sezonit”, thotë Shillova. 

“E parashikoj si ndeshje shumë të vështirë duke ditur se në dy ndeshjet e para ndaj tyre kemi pasur shumë probleme sepse na kanë krijuar shumë telashe. Detyra e çdo sulmuesi është të shënoj gol por për ne primare janë vetëm tre pikë dhe asgjë tjetër”, tha Shillova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat