Allegri: Juventusi është jashtë garës për titull

Futboll

Allegri: Juventusi është jashtë garës për titull

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:29
Allegri: Juventusi është jashtë garës për titull

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka deklaruar se është e pamundur që “bianconerët” të fitojnë Scudetton këtë sezon.

Allegri nuk e sheh skuadrën e tij pretendentë për titull, duke thënë se është e pamundur ta fitosh Scudetton.

“Ne po luftojmë në të gjitha frontet, edhe nëse Scudetto është e vështirë. Në fakt e pamundur”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp.

“Jemi jashtë garës për titull, mendoj se do të mjaftojnë 85 pikë për të fituar titullin dhe nuk mund ta arrijmë atë. Kemi një gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës dhe Ligën e Kampionëve kundër Villarealit”.

“Për momentin, është një sezon i mirë. Të shohim se cilët trofe mund të ngremë, nuk është e lehtë të fitosh çdo vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat