Newcastle kryeson garën për yllin e Napolit

Futboll

Newcastle kryeson garën për yllin e Napolit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:13
Newcastle është duke e kryesuar garën para gjigandit anglez Manchester United

Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë Newcastle United është e etur për të rindërtuar skuadrën me lojtarë kualitativ, që në sezonin e ardhshëm të jetë në garë për trofe të ndryshëm.

Tani, siç raportohet nga “Area Napoli”, Newcastle është duke e kryesuar garën para gjigandit anglez Manchester United, për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Napolit Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian është bërë qendër e vëmendjes në sezonet e fundit pas paraqitjeve tejet të mira, ku thuhet se situatën e tij është duke e monitoruar edhe gjigandi spanjoll Real Madrid.

Që prej transferimit nga Lille te Napoli, Victor Osimhen ka arritur të bëjë 51 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën italiane, duke regjistruar 21 gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat