Si Juventusi e humbi lojtarin shqiptar?

Futboll

Si Juventusi e humbi lojtarin shqiptar?

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:35
Si Juventusi e humbi lojtarin shqiptar?

Nedim Bajrami po luan sezonin e tretë tek Empoli dhe të parin në Serinë A, ku fantazisti i Kombëtares shqiptare po grumbullon paraqitje dhe numra prej lojtari të madh.

Në merkaton e janarit Sasuolo ishte gati të investonte 10 milionë euro, por ndërkohë edhe Napoli, Lacio e Interi po e ndjekin me kujdes autorin e 9 golave sezonalë (6 në Serinë A dhe 3 në kupë).

Dhe të mendosh se në 2019-ën Bajrami mund të kishte qenë i Juves. Bardhezinjtë e kishin individualizuar në radhët e të rinjve të Grasshopersit në Zvicër, por për një kapriço 500-mijeuroshe, ata e panë Empolin që t’ua rrëmbente.

Empoli e pagoi 1-milionëshin pa u menduar, ndërsa Juvja nuk pranoi që përveç 1-milionëshit të fuste në kontratë edhe një seri bonusesh me vlerë totale prej 500 mijë eurosh.

Dhe sot do t’i duhet të bëjë kujdes ndaj shqiptarit, i Bajrami, në duel kundër Sandros cili e ka gjithmonë këmbën të nxehtë ndaj ekipeve të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat