Vjen edhe reagimi i mbrojtësit polak

Futboll

Vjen edhe reagimi i mbrojtësit polak

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:37
Vjen edhe reagimi i mbrojtësit polak

Pas Robert Lewandowskit, edhe mbrojtësi Kamik Glik e ka mbështetur vendimin e Federatës Polake të Futbollit që Kombëtarja e këtij vendi të mos luajë me Kombëtaren e Rusisë në ndeshjen e play-offit të Botërorit 2022.

Futbollisti i Beneventos në Itali thotë se ky ishte edhe mendimi i lojtarëve pasi sipas tij, nuk ka sens të luhet kundër një vendit që është i përfshirë në luftë dhe shkaktar i saj..

“Ne, lojtarët e Kombëtares së Polonisë, së bashku me Federatën, kemi vendosur që për shkak të agresionit kundër Ukrainës, nuk e kemi ndërmend të luajmë në play-off kundër Rusisë.

Nuk ishte një vendim i lehtë, por në jetë ka gjëra më të rëndësishme sesa futbolli. Mendimet tona janë tek Ukraina dhe tek shoku ynë dhe bashkëkombësi ynë Tomasz Kedziora, i cili është ende në Kijev me familjen e tij”, ka shkruar Glik në rrjetet sociale.

Paraprakisht, edhe kapiteni Lewandowski e mbështeti vendimin e polakëve që të mos luajnë kundër Rusisë duke thënë se s’mund ta imagjinojë vete duke luajtur me rusët teksa po shfaqet një agresion i tillë ushtarak ndaj ukrainasve.

Përballja në mes tyre ishte paraparë të zhvillohet më 24 mars në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat