Batatina: Llapi ka një skuadër me djem cilësor

Futboll

Batatina: Llapi ka një skuadër me djem cilësor

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 16:00
Batatina: Llapi ka një skuadër me djem cilësor

“E kam shumë të vështirë ta bëj 11-shen titullare sepse kam lojtarë shumë kualitativ”, kështu është shprehur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas fitores ndaj Malishevës 3:0 të shtunën.

“Mendoj që djemtë bënë maksimumin. Mirë që nuk pranuam gol. Të gjithë lojtarët ishin të gatshëm dhe nga ana jonë ka qenë e rëndësishme të marrim tri pikë, të jemi të kujdesshëm dhe tani të vazhdojmë për ndeshjet e radhës. Llapi ka një skuadër me djem cilësor, kualitativ.

Kam shumë lojtarë kualitativ. E kam shumë vështirë të bëj 11-shen, por mundohem të bëj ndryshime brenda ndeshjes, varësisht prej kundërshtarit.

Rezultatet e Llapit janë falë punës së djemve. Jam shumë i kënaqur”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat