Lojtari i Shkupit: Të gjitha ndeshjet si finale

Futboll

Lojtari i Shkupit: Të gjitha ndeshjet si finale

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 18:06
Lojtari i Shkupit: Të gjitha ndeshjet si finale

Rikthehet Shkupi në Çair, pas fitores kundër Rabotniçkit në javën e kaluar.

FC Shkupi, nesër në stadiumin e Çairit, do ta presë skuadrën e Tikveshit, në kuadër të xhiros së 21-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Në këtë sezon, Shkupi me Tikveshin u përballën dy herë. Në kuadër të Kupës së Maqedonisë dhe në kuadër të LPFMV-së. Që

të dyja ndeshjet, FC Shkupi i fitoi me rezultat minimal 1:0.

FC Shkupi vazhdon të mbetet lider në tabelë, ndërsa skuadra e Tikveshit renditet e 10-ta, me gjithsej 18 pikë të grumbulluara.

I përgatitur maksimalisht për tre pikët e radhës, qendërmbrojtësi Gagi Margvelashvili ka folur për faqen e klubit për ndeshjen e nesërme, Shkupi-Tikvesh.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, të gjitha janë finale. Vitin e ri, e filluam me fitore dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë deri në fund. Unë dhe të gjithë lojtarët tjerë të ri, po adaptohemi shpejtë, po ushtrojmë dhe po përgatitemi maksimalisht gjatë gjithë kohës.

Ne duam që të bëhemi kampionë, duke I fituar të gjitha ndeshjet edhe pse të gjitha skuadrat do të luftojnë që të na ndalojnë, pra, nuk do ta kemi të lehtë, por do të punojmë gjatë gjithë kohës që në fund të festojmë”, tha Gagi Margvelashvili para ndeshjes me Tikveshin.

Ndeshja Shkupi – Tikvesh, do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00, pa praninë e publikut.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat