Kasami: Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje

Futboll

Kasami: Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 11:40
Kasami: Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje

Struga Trim Lum nuk e ka nisur aspak mirë stinorin pranveror, teksa në dy xhirot e para ka marrë vetëm një pikë, edhe atë në ndeshjen e fundit kundër Bregallnicës në Strugë.

Ndeshjen e rradhës skuadra e trajnerit Srgjan Zaharievski do ta zhvillojë në Veles kundër Borecit, ndaj së cilës skuadër në transfertën e fundit kishin shënuar fitore minimale 1:0. Këtë edicion këto dy skuadra u takuan edhe në kuadër të Kupës, aty ku Struga Trim Lum në fund doli fituese, ndërsa ashtu pretendon që të dalin edhe nesër, mesfushori difenziv i struganëve, Ard Kasami.

“Një ndeshje e rëndësishme për ne, jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.  Si çdo herë do hyjmë në fushë për fitore, besoj shumë në ekipin tonë dhe shpresoj se do kthehemi në Strugë me pikët maksimale” – është shprehur Ard Kasami për faqen zyrtare të klubit strugan.

Ndeshja e nesërme do të jetë e 10-ta mes këtyre dy skuadrave dhe e 7-ta në kuadër të ndeshjeve kampionale, aty ku të dyja skuadrat deri më tani kanë regjistruar nga dy fitore, ndërsa dy ndeshje janë mbyllur me barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat