Barcelona në formë, gjunjëzon edhe Athletic Bilbaon 

Futboll

Barcelona në formë, gjunjëzon edhe Athletic Bilbaon 

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 22:52
Barcelona në formë, gjunjëzon edhe Athletic Bilbaon 

Barcelona është në formë, gjunjëzon edhe Athletic Bilbaon me rezultat 4:0, në takimin e javës së 26-të të kampionatit spanjoll.

Barcelona dominoi takimin dhe me lehtësi arkëtoi tre pikë.

Futbollisti Aubameyang e nisi serinë e golave në minutën e 37-të, për të vazhduar Dembele në atë të 73-tën, de Jong (90') e Depay (90+4') vulosi fitoren në 4:0.

Bilbao u orvat por nuk i rezistoi sulmit katalunas. 

Barcelona përforcon vendin e katërt me 45 pikë e Bilbao renditet në pozitën e 8-të me 37 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat