Franca thotë se Rusia duhet të përjashtohet nga Kupa e Botës

Futboll

Franca thotë se Rusia duhet të përjashtohet nga Kupa e Botës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Kampionia e Kupës së Botës, Franca, ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga turneu i këtij viti, me tre vende që refuzojnë të përballen me të në play-off. Pushtimi rus i Ukrainës është dënuar nga shumë klube dhe kombëtaren në mbarë botën, derisa lufta atje ende nuk është ndalur.

Sporti kryesisht ka reaguar shpejt dhe me vendosmëri që kur Vladimir Putin shpalli luftë, me finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvendos në Paris dhe Formula 1 duke anuluar Çmimin e Madh të Rusisë të këtij viti.

Tani FIFA po përballet me problemin e kualifikimeve të Kupës së Botës për Katarin këtë dimër, me Rusinë që do të luajë në play-off muajin e ardhshëm.

Tani presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i ka bërë thirrje FIFA-s që të largojë skuadrën e Valeri Karpin nga kualifikimet.

“Bota e sportit, dhe veçanërisht futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Sigurisht që nuk do ta kundërshtoja dëbimin e Rusisë”, ka thënë La Graet për Le Parisien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat