Problemet me shëndetin, ja gjendja momentale e Peles

Futboll

Problemet me shëndetin, ja gjendja momentale e Peles

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:20
Pele

Ikona e futbollit brazilian Pele raportohet se është liruar nga spitali pas një infeksioni në traktin e urinimit.

Legjenda brazilian ishte shtrirë në spitalin e Sao Paulos “Albert Einstein” më 13 shkurt për tretmanin e një tumori në zorrë.

Doktorët zbuluan një infeksion në urinim pasi që ai u shtri në spital, por të hënën ai tregoi që problemi është zgjidhur.

Në komunikatën zyrtare të spitalit shkruante:

“Gjendja klinike e pacientit është stabile dhe ai është shëruar nga ky infeksion. Ai do të vazhdojë tretmanin e tij në tumorin e zorrës, i cili iu identifikua në shtator të vitit 2021”.

81 vjeçari në të kaluarën ishte shtrirë në spital për tretman në tumorin e tij në zorrë më 8 dhjetor, para se të lirohej nga spitali më 23 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat