Bayern bën gati kontratën e re për polakun

Futboll

Bayern bën gati kontratën e re për polakun

Më: 1 mars 2022 Në ora: 18:53
Bayern bën gati kontratën e re për polakun

Bayern Munich do të diskutojë për një marrëveshje të re me Robert Lewandowskin në muajt në vijim. Nga mediet gjermane raportohet se kampionët në fuqi të Gjermanisë do të diskutojnë me yllin e sulmit të tyre për një kontratë të re, që mund të zgjasë deri në vitin 2025.

Kryesuesit e Bundesligës raportohet se dëshirojnë të ulen me 33-vjeçarin brenda këtyre muajve, pasi kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2023.

Anëtari i bordit të Bayernit, Hasan Salihamixhiq, së fundmi tha se klubi dëshiron ta mbajë Lewandowskin përtej verës, duke theksuar se polaku është “një pjesë shumë, shumë e rëndësishme” e ekipit.

Kur u pyet për komentet e Salihamidzic, Lewandowski u përgjigj: “Këtë e dëgjoj për herë të parë. Jam i qetë. E di që, me përvojën time dhe në moshën time, duhet të qëndroj i qetë.

Është e rëndësishme për mua të fokusohem në lojën time. Unë e di se si duket futbolli dhe si funksionon gjithçka. Ajo që është e rëndësishme për mua është se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e javës së ardhshme”.

Deri më tani, Lewandowski ka shënuar 39 gola në 33 ndeshje për Bayernin këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat