Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Futboll

Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Më: 2 mars 2022 Në ora: 08:32
Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 23.

Dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 16:45, ku ajo më interesante pritet të jetë mes Teutës dhe Tiranës.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes Partizanit dhe skuadrës së Kukësit.

Momentalisht, pas 21 xhirove tabelën e kryeson Tirana me 49 pikë, gjashtë sosh më shumë se vendi i dytë Laçi, kurse Top 4 e mbyllin Kukësi me 38 pikë dhe Vllaznia me 35 sosh.

Në anën tjetër, në zonën e reesikut në tabelë gjenden Dinamo me 20 pikë, Kastrioti me 18 sosh dhe Skënderbeu me vetëm 17 pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

16:45 Partizani - Kukësi

16:45 Teuta - Tirana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat