Tre mbrojtësit që mund të largohen nga Barcelona

Futboll

Tre mbrojtësit që mund të largohen nga Barcelona

Më: 2 mars 2022 Në ora: 12:50
Tre mbrojtësit që mund të largohen nga Barcelona

Barcelona planifikon t’i nënshtrohet një ndryshimi interesant gjatë merkatos së ardhshme të transferimeve.

Joan Laporta po planifikon edhe disa shitje.

Pikërisht në këtë drejtim tregojnë edhe informacionet e Mundo Deportivo, burim sipas të cilit tre qendërmbrojtës mund t’i thonë lamtumirë Barcelonës.

Konkretisht bëhet fjalë për Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Oscar Mingueza, futbollistë të cilëve synohet t’u gjendet strehim.

Mbetet, gjithsesi, të dihet se cilat skuadra do të jenë të interesuara për të nënshkruar me 3 lojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat