Ekipi amator shkon në gjysmëfinalen e Kupës

Futboll

Ekipi amator shkon në gjysmëfinalen e Kupës

Më: 2 mars 2022 Në ora: 13:24
Ekipi amator shkon në gjysmëfinalen e Kupës

Në Poloni ka ndodhur një çmenduri e vërtetë sa i përket Kupës. Besojeni ose jo, por në fazën gjysmëfinale të saj është një ekip që vjen nga Kategoria e Tretë dhe që është në kufijtë e një klubi gjysmë-profesionist.

Grudziazd ka arritur që të eliminojë një tjetër ekip të elitës së futbollit në Poloni, këtë herë Wisla Krakov.

Kjo e fundit vinte pas një humbje ndaj Legias së Varshavës, në takimin ku la mbresa edhe Jurgen Celhaka.

Pasi koha e rregullt përfundoi në shifrat 1-1, me penallti Grudiazd arriti që të ishte më e saktë nga ruleta ruse, 5-3. Tanimë kjo përrallë është një realitet në Poloni dhe gjithë opinioni sportiv është tronditur jo pak për këtë sukses, teksa më herët kishin eliminuar një tjetër skuadër të elitës së Polonisë, Warta Poznan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat