Një mbrëmje e keqe për ekipin e Vedat Muriqit 

Futboll

Një mbrëmje e keqe për ekipin e Vedat Muriqit 

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2022 Në ora: 22:51
Një mbrëmje e keqe për ekipin e Vedat Muriqit 

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit standard si zakonisht për Mallorca-n, por nuk ia dolën në përballje me Sociedadin, duke pësuar humbje me rezultat 2:0, në ndeshjen e mbetur të javës së 21-të.

Mysafirët u treguan më të mirë dhe importuan tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar një vend në garat evropiane.

Golat u realizuan nga Silva (35') e Merino (62').

Sociedad zë vendin e gjashtë me 44 pikë pas 26 jave në Spanjë, ndërsa Mallorca është në pozicion që nuk i lë qetësi përkatësisht në vend të 16-të me 26 sosh. 

Mallorca nuk është edhe larg skuadrave të rrezikuara që të bien nga elita, për çka i duhet një  reagim në sfidat e ardhshme që t’i shmanget kësaj zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat