Laçi-Egnatia, formacionet zyrtare

Futboll

Laçi-Egnatia, formacionet zyrtare

Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:03
Laçi-Egnatia, formacionet zyrtare

Laçi dhe Egnatia do të ndeshen sot në orën 13:45 në stadiumin e Laçit, në takimin e vlefshëm për raundin e 23-të të Abissnet Superiore.

Kurbinasit vijnë në këtë përballje pas disfatës së rëndë ndaj Tiranës me rezultatin 4-1, teksa rrogozhinasit nga ana e tyre u rikthyen te fitorja në takimin e fundit ndaj Kastriotit me rezultatin 2-1.

Laçi ndodhet 9 pikë më pak se Tirana në vend të dytë të renditjes dhe i duhen sa më shumë fitore si dhe shpresa për disfata të “bardhebluve” që të mendojnë ende për titullin, teksa Egnatia kërkon sa më shumë rezultate pozitive që të mos rrezikojë rënien në zonën e mbijetesës.

Ndërsa na ndan rreth një orë nga startimi i kësaj sfide trajnerët Josa dhe Ramadani kanë vendosur se kë do zbresin në 11-shet e para.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Ziko, Ignjatovic, Malota, Roganovic, Spahiu, Shehu, Ujka, Mazrekaj, Guindo, Akinyemi.

Trajneri: Mirel Josa

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Agbekpornu, Ademi, Duranski, Levendi, Jackson, Pedro.

Trajneri: Zekirija Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat