Conte zgjedh lojtarin e Kroacisë për mbrojtjen

Futboll

Conte zgjedh lojtarin e Kroacisë për mbrojtjen

Më: 4 mars 2022 Në ora: 13:01
Conte zgjedh lojtarin e Kroacisë për mbrojtjen

Një qendërmbrojtës është një nga kërkesat e Antonio Contes për merkaton e verës. Emra si Sven Botman (Lille) dhe Pau Torres (Villareal) janë lidhur me një transferim të mundshëm te Tottenham.

I pari ka arritur një akord me Milanin, teksa spanjolli është “parakaluar” nga Josko Gvardiol, i cili ka bërë për vete Conten me paraqitjet pozitive te Leipzigu. Nënkampionat e Gjermanisë paguan 18.8 milionë euro te Dinamo e Zagrebit në shtator dhe firmosën një kontratë deri në 2026 me lojtarin e prapavijës.

20-vjeçari kroat – 9 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren kroate – po bën shumë mirë në sezonin e parë në Bundesliga. Deri në këtë fazë të sezonit., Gvardiol ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Leipzigun, duke shënuar 2 gola e dhuruar 3 asiste.

Conte ka urdhëruar drejtuesit e Spurs të sigurojnë shërbimet e lojtarit të talentuar për sezonin e ardhshëm. Tottenham po përgatit një ofertë për drejtuesit e klubit gjerman, teksa lojtari është gati të hedhë hapin e radhës në karrierë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat