Klopp: Ky klub duhet të jetë edhe më i mirë

Futboll

Klopp: Ky klub duhet të jetë edhe më i mirë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 18:20
Klopp: Ky klub duhet të jetë edhe më i mirë

Jurgen Klopp ka folur rreth të ardhmes së tij sot gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes së nesërme ndaj West Ham Unitedit në kuadër të javës së 28-të në Premier Ligë.

Ditëve të fundit është përfolur shumë për të ardhmen e gjermanit, pasi kontrata e tij skadon pas dy viteve.

Disa nga raportimet lidheshin edhe me një zgjatje të mundshme të kontratës, por 54-vjeçari tha se nuk ka asgjë në këtë drejtim.

“Plani është ende i njëjtë. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe nëse vendos në vitin 2024 (sido që të jetë vendimi), nuk do të ketë asnjë lidhje me cilësinë e skuadrës.

“Gjithçka që bëjmë është për një afat të gjatë. Ky klub duhet të jetë edhe më i mirë kur unë nuk jam më këtu. Ky është plani”, deklaroi ish-trajneri i Borussia Dortmundit.

Kujtojmë se Jurgen Klopp është trajner te Liverpooli që nga viti 2015. Ai me “Të Kuqtë” deri më tani ka shënuar disa suksese të mëdha, si shpallja kampion në Angli dhe Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat