Jusufi: Na pret ndeshje e vështirë

Futboll

Jusufi: Na pret ndeshje e vështirë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 23:16
Jusufi: Na pret ndeshje e vështirë

Përpara ndeshjes të javës së 22-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, të cilën Renova e luan të dielën (ora 14:00) kundër liderit FC Shkupi, në stadiumin e qytetit në Tetovë, ka folur sulmuesi Fatjon Jusufi.

“Të dielën ndaj Shkupit na pret ndeshje e vështirë, sa do të jetë e vështir po aq presim të kemi edhe futboll të bukur, pasi që të dy ekipet do të luftojmë për pikët maksimale.

Shpresoj që kjo ndeshje të ofroj futboll të bukur dhe në fund normalisht të fitoj më i miri”, deklaroi Fatjon Jusufi për Open-TV, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Shkupit.

Në renditjen tabelore, Renova zë vendin e pestë me 31 pikë, kurse Shkupi është i pri me 51 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat