Triumfojnë 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku

Futboll

Triumfojnë 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2022 Në ora: 15:30
Triumfojnë 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku

2 Korriku nga Prishtina arkëton tre pikë dhe ruan hapin për dy vendet e para në Ligën e Parë të Kosovë, Grupi B.

Futbollisti Drin Ymeri vulosi fitoren e 2 Korrikun me rezultat 1:0 ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.

2 Korriku renditet në vend të tretë me 28 pikë, ka pesë me pak se lideri Vushtrria dhe Vllaznia është në të nëntin me 14 sosh.

Ramiz Sadiku nga Prishtina triumfon në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Vitisë.

Ramiz Sadiku është në vend të pestë me 25 pikë e Vitia në fund me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat