Udhëtimi misterioz i Abramovich në Turqi

Futboll

Udhëtimi misterioz i Abramovich në Turqi

Më: 5 mars 2022 Në ora: 18:00
Udhëtimi misterioz i Abramovich në Turqi

Lajmi se Roman Abramovich mund t’i shesë Chelsean një miliarderi turk, ka shkaktuar shumë bujë në Angli, ku pakkush e priste një zhvillim të tillë dhe parashikoheshin që investitorët e rinj të ishin perëndimorë. Por një udhëtim i papritur i çarterit të tij drejt Turqisë duket se e bën më bindës këtë version të ngjarjeve.

“Daily Mail” ka bërë të ditur se këtë të mërkurë, një nga avionët privatë të Abramovich ka udhëtuar nga Moska drejt Stambollit, e më pas drejt kryqytetit turk, Ankara.

Sigurisht, në mendjen e të gjithëve është fillimisht lajmi i negociatave të tij me miliarderin turk Muhsin Bajrak, i cili vetëm një ditë më parë deklaroi se ishte shumë pranë firmës për të marrë pronësinë e klubit.

Por nga ana tjetër, qarkullojnë zëra se Roman Abramoviç ka udhëtuar drejt Turqisë për t’u bërë negociator i marrëveshjes së paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Ergodan ka ofruar vendin e tij si pritës të negociatave të sferave më të larta të dy vendeve dhe anëtarëve të NATO-s, ndërsa Abramovich është përfolur shpesh se është një person ndihma e të cilit është kërkuar që të “qetësojë” Putin dhe ta bindë të tërheqë urdhrin për pushtimin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat