Modriç shënon evrogol, Reali shemb me gola Sociedadin

Futboll

Modriç shënon evrogol, Reali shemb me gola Sociedadin

Nga: K.G. Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:50
Modriç shënon evrogol, Reali shemb me gola Sociedadin

Real Madridi marshon drejt titullin të kampionit në Spanjë. 

Madrilenët e shembën me rezultat 4:1 Sociedadin, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid. 

Për Realin shënuan Camavinga (40'), Modriç (43'), Benzema (75'-nga penalltia), Asensio (79') dhe për Sociedadin realizoi Oyarzabal (10' - nga penalltia). 

Modriç shënon evrogol në minutën e 43-të, duke shënuar nga rreth 20 metra.  

Real Madridi kryeson me 63 pikë, 8 më shumë se Sevilla në pozitën e dytë dhe Sociedad renditet në pozitën e 6-të me 44 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat