Vëllaznimi merr tre pikë, lufton për vend të dytë

Futboll

Vëllaznimi merr tre pikë, lufton për vend të dytë

Nga: K.G. Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:23
Vëllaznimi merr tre pikë, lufton për vend të dytë

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova merr tre pikë në luftë për vend të dytë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Gjakovarë me mund të madh e mposhtën me rezultat 1:0 A&N. 

Autor i golit është Brenner Ferreira.

Vëllaznimi renditet në pozitën e dytë me 25 pikë, sa ka edhe Liria e Trepça në pozitën e tretë përkatësisht të katërt.  

Trepça ’89 kryeson me 34 pikë e A&N është në të shtatin me 22 sosh pas 17 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat