​Lëndohet Mbappe, në dyshim paraqitja e tij ndaj Real Madridit

Futboll

​Lëndohet Mbappe, në dyshim paraqitja e tij ndaj Real Madridit

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:57
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është në dyshim për ndeshjen e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve me Real Madridin pas një dëmtimi që e pësoi në stërvitje, raporton “Goal.com”.

23-vjeçari dërgoi PSG-në drejtë një fitoreje të vonshme me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-të në “Parkun e Princave” për t'i dhënë liderëve të Ligue 1 një epërsi të vogël para ndeshjes kthyese.

Sidoqoftë, skuadra e Mauricio Pochettino mund të duhet të përfundojë punën pa Mbappen nëse ai nuk arrin të rikuperohet në kohë.

Mbappe pësoi një lëndim gjatë një seance stërvitore të PSG-së të hënën në mëngjes dhe tani do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar shkallën e lëndimit.

Në varësi të seriozitetit të lëndimit, francezi mund të humbasë udhëtimin e mesjavës së klubit në Madrid për t'u fokusuar në rikuperimin e tij.

Mbappe mungoi në ndeshjen e të fundit të PSG-së në Ligue 1 të shtunën për shkak të pezullimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat