Ademi: Kemi vajza të arta dhe gra të zonja 

Futboll

Ademi: Kemi vajza të arta dhe gra të zonja 

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:53
Ademi: Kemi vajza të arta dhe gra të zonja 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, uron gratë për 8 Marsin.

Ai tha se jemi krenarë me vajzat dhe gratë që ka Kosova, për sukseset që po shënojnë në të gjitha sferat e jetës.

“Gëzuar 8 Marsi, Dita e Gruas!

Të gjitha grave, nënave e motrave u uroj të kenë shëndet dhe t’i arrijnë qëllimet e tyre. Në shoqërinë tonë kemi shumë gra të cilat kanë dëshmuar ndër vite modelin e mirë e të qenit grua e suksesshme dhe nënë e përkushtuar.

Kemi vajza të arta dhe gra të zonja, të cilat me sukseset e tyre kanë bërë krenar jo vetëm familjet por edhe atdheun e tyre.

Jam shumë i lumtur që edhe në futboll po rritet numri i të interesuarave për t’u marrë me futboll, e po ashtu ndjehem krenar që edhe në FFK kemi vajza e gra të suksesshme, të cilat kanë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit. 
Ne gjithmonë do të jemi përkrah tyre për t’i ndihmuar dhe për t’ua lehtësuar rrugën drejt suksesit”,
ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat