Juventus ka katër emra për mesfushën në merkaton e verës

Futboll

Juventus ka katër emra për mesfushën në merkaton e verës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Sipas “Tuttosport”, Juventus është në kërkim të një mesfushori të kalibrit të lartë dhe tashmë klubi italian ka piketuar 4 emra.

Synimi kryesor është Nicolo Zaniolo i Romës. Zaniolo pëlqehet shumë pasi djaloshi italian është i aftë të luaj dhe në repartin sulmues.

Renato Sanches  i Lille është një tjetër emër, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023 por konkurrenca do të jetë e fortë pasi Milan kohë që interesohet.

Pogba është një emër tjetër për mesfushën, ku thuhet se në fund të sezonit do të largohet nga United. Milinkovic-Savic është mesfushori i radhës që ka interes por për të arritur te serbi i talentuar do të duhet një shumë e madhe për të bindurLotiton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat