Di Maria - PSG, lamtumirë në fund të sezonit

Futboll

Di Maria - PSG, lamtumirë në fund të sezonit

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:15
Di Maria - PSG, lamtumirë në fund të sezonit

Angel di Maria mund të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.

Paraqitjet e argjentinasit në muajt e fundit nuk i kanë bindur drejtuesit parizienë për t’i ofruar kontratë të re.

Pra, klubi parizien pritet të mos e ushtrojë opsionin për ta vazhduar marrëveshjen në fuqi edhe për një sezon. Siç raporton “El Nacional”, agjentët e ish-lojtarit të Real Madridit dhe Manchester United kanë filluar tashmë të vlerësojnë opsionet për të ardhmen.

Mësohet se “Fideo” do t’i propozohej Barcelonës, Juventusit dhe Atletico Madridit.

Një “jo” erdhi nga Blaugrana-t, ndërsa Allegri dhe Simeone po mendojnë seriozisht për mundësinë e rekrutimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat