Real Madrid publikon listën për ndeshjen ndaj PSG-së

Futboll

Real Madrid publikon listën për ndeshjen ndaj PSG-së

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Real Madrid nesër do zhvillojë ndeshjen kthyese kundër PSG-së, në kuadër të ndeshjes kthyese së raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores bindëse ndaj Real Sociedad, “Los Blancos” më të motivuar do mundohen të përmbysin edhe gjigantin francez, që i mposhti në “Parkun e Princave” me rezultat 0:1.

Real Madrid tani ka bërë publike listën e futbollistëve, ku janë të gjithë të ftuar, përpos Casemiros dhe Ferland Mendy që janë të suspenduar.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo

Mesfushorë: Kroos, Modric, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat